Ukraina mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile, këtë të enjten, për shkak të rrezikut të lartë për sigurinë që paraqet agresioni rus në territoret ukrainase. Rregullatori evropian i aviacionit paralajmëroi gjithashtu rreziqe të mëdha për fluturimet në zonat kufitare të Rusisë dhe Bjellorusisë, për shkak të aktiviteteve ushtarake.