Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03/2026 19:21

Më shumë se 3 mijë persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit me Iranin dy javë më parë. Sipas ‘CNN’, të paktën 12 anëtarë të stafit mjekësor u vranë pasi një sulm izraelit goditi një qendër kujdesi shëndetësor në qytetin jugor libanez Bourj Qalaouiyeh. Më shumë se 1300 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Iran, sipas ambasadorit iranian në OKB. Ndërkohë, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut raportoi se 1298 civilë, përfshirë 205 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës. Të paktën 826 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi sulmet ajrore në Liban, mes viktimave janë edhe 106 fëmijë. 15 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Izrael. Gjithsej 13 ushtarë amerikanë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. 6 prej tyre humbën jetën kur avioni i tyre i furnizimit me karburant u rrëzua në Irak, ndërsa 6 të tjerë u vranë në një sulm iranian ndaj një qendre të improvizuar operacionesh në Kuvajt Të paktën 32 persona janë vrarë në Irak, shumica pjesëtarë të Forcës së Mobilizimit Popullor. Po ashtu, një ushtar francez u vra në një sulm ndaj një baze ushtarake në Kurdistanin irakian. Gjashtë persona kanë humbur jetën në Kuvajt, përfshirë një vajzë 11-vjeçare që vdiq nga plagët pasi një copë predhe ra mbi një zonë banimi më 4 mars. Një shtetas indian humbi jetën pasi një mjet pa pilot sulmoi cisternën e naftës ku ai punonte, 52 milje detare larg bregdetit të Omanit. Ndërkohë dy persona u vranë kur një predhë ushtarake goditi një ndërtesë banimi në qytetin Al-Kharj më 8 mars në Arabinë Saudite.

Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
Top Channel/ Gjermania kapërcen Kinën: Eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë!
14/03 11:41
Top News- Tanket e avionët amerikanë pranë Koresë së Veriut, tërbohet Kim, lëshon raketat balistike
14/03 11:39
Top Neës- Europa ndjen frikën, nisin trazirat/ shpërthim i fuqishëm në Amsterdam
14/03 11:28
DIGITALB DIGITALB