Nëse armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, nuk do të kthehet në një armëpushim të përhershëm, atëherë konflikti mund të marrë përmasa rajonale. Alarmin e ka dhënë Iraku, nëpërmjet këshilltarit të kryeministrit për politikën e jashtme, I cili bëri apel që paqja në Rripin e Gazës të vazhdojë përtej afatit katër ditor të dakordësuar nga palët.