Top News – Lufta në Afganistan mbaroi… Por sfidat e presidentit Joe Biden, jo!
31/08/2021 22:45

Me avionët e fundit amerikanë që fluturonin mbi malet Hindu Kush në Afganistan, Presidenti Joe Biden përmbushi një premtim fushate për t'i dhënë fund luftës më të gjatë ku ishin përfshirë Shtetet e Bashkuara, luftë të cilën nuk mundi ta fitonte. Por, shkruan Zëri i Amerikës, në një analizë, ndërsa ajo përfundoi me një evakuim kaotik, me viktima, e duke lënë pas të bllokuar qindra qytetarë amerikanë e mijëra afganë që ndihmuan SHBA-në gjatë luftës, presidenti qëndroi jashtë vëmendjes. Ai la një komandant të lartë ushtarak dhe sekretarin e shtetit t'u flisin amerikanëve rreth momenteve të fundit të një konflikti që përfundoi me një dështim të fortë të amerikanëve. Presidenti Biden lëshoi një deklaratë me shkrim ku falenderonte trupat amerikane që mbikëqyrën evakuimin ajror të më shumë se 120,000 afganëve, shtetasve amerikanë dhe aleatëve të tyre, për "guximin, profesionalizmin dhe vendosmërinë e tyre të pashoq". Ai tha se do të fliste më shumë mbi këtë çështje në vijim. "Tashmë prania jonë ushtarake 20-vjeçare në Afganistan ka përfunduar", tha Biden në deklaratën e tij. Reagimi i zbehtë i tij lidhet me një realitet të ashpër: Lufta mund të ketë përfunduar, por problemet Presidentit Biden me Afganistanin, jo. Ai përballet me sfida të mëdha që rrodhën nga përfundimi i nxituar i luftës, e mes tyre: si duhen ndihmuar për të dalë nga Afganistani rreth 200 amerikanë dhe mijëra afganë të mbetur atje, si do të strehohen dhjetëra e mijëra refugjatë që mundën të largoheshin etj. E ndërkohë, republikanët, por edhe disa aleatë demokratë, kanë lëshuar kritika të forta për mënyrën se si administrata e finalizoi luftën 20 vjecare. E republikanët madje duan ta përdorin këtë si armë politike kundër Bidenit. Mbetet për t’u parë nëse kritikat për trajtimin e çështjes së Afganistanit do të kenë jehonë tek votuesit. Një sondazh i fundit ndërkohë tregoi se rreth 60 për qind e amerikanëve mendojnë se lufta në afganistan nuk kishte vlerë dhe se presidenti Biden nuk e administroi sic duhej situatën në afganistan.

Top Channel/ Komunistët koreanë tregojnë armët, në paradën ushtarake nxjerrin Hwasong-20
11/10 12:27
Top Channel/ Open AI ‘zhvendoset’ në Argjentinë, ndërtohet qendra e të dhënave në Patagoni
11/10 12:22
Top Channel/ SHBA, tarifa 100% ndaj Kinës, Trump tërhiqet nga takimi me Presidentin kinez
11/10 12:17
Top Channel/Trump heq demokratët nga puna,4 mijë punonjës lajmërohen për shkurtim të vendit të punës
11/10 12:17
Top News-Nis këmbimi i pengjeve me të burgosurit/ Qindra mijë palestinezë kthehen në Gazan e rrënuar
11/10 12:16
Top Channel/Trump: Nobelin e meritoja unë, presidenti amerikan bisedon me lideren e Venezuelës që…
11/10 12:13
Top Channel/ Ndalet lufta në Gaza në pritje të pengjeve nga Hamasi dhe të burgosurve palestinezë
11/10 12:09
Top News- Shpërthen fabrika e eksplozivëve/ Të paktën 18 persona të zhdukur në SHBA
11/10 11:29
Top News- ‘Ai po I kthen ata në shtëpi’/ Mediet izraelite lartësojnë figurën e Trump
11/10 11:28
Top News- Acarohen marrëdhëniet SHBA-Kinë/ Trump vendos tarifë shtesë 100% ndaj Pekinit
11/10 11:17
Top Channel/ Macron kthen kryeministrin Lecornu që dha dorëheqjen pak ditë më parë
10/10 23:18
Top Channel/ Shpërthim në SHBA, 19 të zhdukur në kompaninë e eksplozivëve
10/10 22:54
Top Channel/ SHBA-Kinë, tension i lartë, Trump anulon takimin me Xi Jinping
10/10 22:42
Top News- Trump kërcënon Kinën, paralajmëron tërheqje nga takimi i planifikuar me Xi
10/10 22:30
Top Channel/ Gaza, rikthim në rrënoja. Mijëra palestinezë po kthehen në shtëpi
10/10 22:29
Top News- Ushtria izraelite vazhdon tërheqjen nga Gaza, Hamas gati të lirojë pengjet
10/10 22:00
Top Channel/ Izraeli nis tërheqjen nga Gaza, mijëra palestinezë rikthehen në vendin e tyre
10/10 19:54
Top News- Video EKSKLUZIVE e sulmit terrorist në xhami/ Agresori hap zjarr me dy pistoleta
10/10 18:12
Top News- Sulm terrorist në xhami/ 4 besimtarë të plagosur, siguria vret agresorin
10/10 18:11
Top Channel/ Rusia sulmon Kievin, blackout në 9 provinca: NATO nis stërvitje bërthamore!
10/10 15:13