Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04/2026 22:20

Demokratët e Senatit do të kërkojnë një votim javën e ardhshme në një përpjekje për të frenuar fuqitë e Presidentit Donald Trump në luftën kundër Iranit, njoftoi udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer. Demokratët e kanë kërkuar një votim të tillë tre herë këtë vit, por pa sukses. “Kongresi duhet të rivendosë autoritetin e tij, veçanërisht në këtë moment të rrezikshëm. Asnjë president, demokrat apo republikan, nuk duhet ta çojë këtë vend në luftë i vetëm, as tani, as kurrë”, tha Schumer të mërkurën jashtë zyrës së tij në Neë York City. Schumer tha se kërkoi komunikim me Trump gjatë orëve të tensionit lidhur me deklaratën e tij se një qytetërim i tërë do të vdesë, por komunikmi me të ishte i pamundur pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë i tha se presidenti ishte i padisponueshëm. Udhëheqësi demokrat e kritikoi armëpushimin e minutës së fundit si "të brishtë" dhe "jo një plan". “E vetmja zgjidhje e qëndrueshme është një zgjidhje diplomatike e qëndrueshme. Një armëpushim dyjavor, veçanërisht një armëpushim kaq i brishtë sa ky, nuk është strategji. Nuk është një zgjidhje diplomatike. Nuk është një plan”, tha Schumer. Ai theksoi se nuk beson se administrata po i jep Kongresit një "përgjigje të kënaqshme" për qëllimin e saj përfundimtar.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05