Ndërsa në bend ka nisur rritja e çmimit të karburantit në disa pika, autoritetet kanë nisur punën për monitorimin e tregut. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ai i Financave, Petrit Malaj dhe i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve, ku u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas. Palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm.Në këtë kuadër: Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të monitorojë çmimet e hidrokarbureve në tregun vendas; do të analizojë periodikisht raportet e çmimeve të bursës Platts, me ato të importit dhe të shitjes në treg; si dhe do të mbajë kontakt të vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe informojë publikun mbi zhvillimet e çmimeve. Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë: rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;