Ministri ukrainas i mbrojtjes tha se do ti duhet të paktën një javë rusisë për të tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor i Khersonit dhe se dimri do të ngadalësonte operacionet në fushëbetejë, duke i dhënë të dyja palëve shansin për tu rigrupuar. Në një intervistë në Kiev, Oleksii Reznikov, tha se rusia ka 40 mijë trupa në rajonin e Khersonit dhe se ende ka forca në qytet, përreth tij dhe në bregun perëndimor të lumit Dnipro, pavarësisht se njoftuan tërheqjen.