Vladimir Putin po përgatit terrenin për një luftë të mundshme bërthamore, përmes propagandës që u sugjeron rusëve se lufta nukleare nuk është një gjë e keqe. Ky është paralajmërimi i lëshuar nga gazetari nobelist rus, Dmitri Muratov. Ai thotë se dy gjenerata kanë jetuar pa kërcënimin e luftës bërthamore, por kjo periudhë ka përfunduar tashmë.