Të pabazuara në prova i konsideroi pretendimet e opozitës Kolegji Zgjedhor për mosnjohjen e zgjedhjeve në Gjirokastër. Partitë politike kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, por kërkesa fillimisht u rrëzua nga KAS dhe tani edhe nga Kolegji. Përfaqësuesi demokrat Ivi Kaso akuzoi Kolegjin Zgjedhor për mungesë transparence.