Tre vëllezërit Myslimi, të cilët u konfrontuan me gjyqtarin e Vlorës, Arqile Basho vetëm pak ditë më parë, kanë dalë këtë të shtunë përpara drejtësisë për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca gjyqësore e cila u kryesua nga gjyqtarja Albana Selmanaj, dha vendimin ‘arrest me burg’ për Fatos Myslimin dhe ‘arrest shtëpie’ për Myslim dhe Elmaz Myslimi. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, familajrët e vëllezërve Myslimi kanë shpërthyer në lot e akuza lidhur me vendimin e gjykatës, i cili sipas tyre ka qenë i padrejtë. Sipas familjarëve në burg nuk duhet të ishin vëllezërit Myslimi, por administratorët e pallatit të ndërtuar në pronën e tyre,noterët dhe Gjykata.