Njerëzit janë mbledhur në Halland të Suedisë, për të ndjekur "Kosläpp"-in e këtij viti, ose ndryshe “Lirimin e lopëve”. Promovuar nga industria e bujqësisë në Suedi, ky është një event i përvitshëm në të cilin mund të shohësh lopët e ekzaltuara që kërcejnë dhe vrapojnë kur dalin nga stallat për të parën herë, pas një dimri të gjatë, dhe vrapojnë drejt lëndinave me diell.