Në Prishtinë homologët Edi Rama dhe Albin Kurti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Përmes kësaj marrëveshje do të bëhet e mundur organizimi i sportit të lundrimit në Durrës dhe gjithashtu zyrtarizimi i Durrësit si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030. Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në historinë e vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive.