Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në Komisariatin e Policisë së Pogradecit, i shoqeruar nga prefekti i qarkut dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Lleshaj nga Podradeci veçoi goditjen e një grupi me tendenca të forta kriminale. Së fundmi, opinioni publik është njohur me një ngjarje të rëndë, e cila u shoqërua pastaj me një aksion shumë të rëndësishëm të Policisë që çoi në zbulimin dhe goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, i cili ka shkaktuar një moment shumë optimist në mbarë qytetin e Pogradecit, për faktin se u godit vërtetë fort dhe shpejt një grup i ndërlikuar kriminal. Vec te tjerash ministri i brendshem, Lleshaj theksoi se sherbimi on line ne komisariate ka eliminuar mbi 70% nevojen e prezencës fizike të qytetarëve në keto mjedise.