Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda raportoi se vendi i tij ka blerë dy sisteme raketore kundërajrore me rreze të mesme, të cilat do të transferohen në Ukrainë. Lajmi u dha nga një postim në Twitter i presidentit lituanez, që gjithashtu udhëtoi mëngjesin e të mërkurës në një vizitë të paparashikuar në Kiev, ku pritet të takohet me presidentin Volodymir Zelensky dhe të marrë pjesë në eventin me rastin e 27-vjetorit të miratimit të Kushtetutës Ukrainase. “Mbrojtja ajrore është kyçe për Ukrainën në luftën kundër agresorit. Mezi pres vendime të reja kolektive në lidhje me mbështetjen për Ukrainën në samitin e NATO-s në Vilnius”, shkroi ai të mërkurën në Twitter.