Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e partive të vogla për të shfuqizuar nenet e kodit zgjedhor, të cilat parashikojnë që një e treta e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit të jetë e mbyllur, pra të caktohet nga kryetari i partisë, dhe dy të tretat të jetë e hapur, pra të caktohet nga vota e qytetarëve. Kjo formulë u miratua në 26 korrik, me votat e Partisë Socialiste dhe Demokratike; por partitë më të vogla pretendojnë se shkon në disfavor të tyre dhe nuk garanton barazi në sistemin përfaqësues.