Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për ish të dashurën e Safet Bajrit, Eria Ago nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”. E reja u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kacckini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në verën e 2018, në lagjen Kiras të Shkodrës.