Gjykata e Lartë e Pakistanit ka vendosur se arrestimi dramatik i ish-kryeministrit Imran Khan me akuza për korrupsion këtë javë, ishte i paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij. Avokatët e tij kishin argumentuar se ndalimi i tij nga ambientet e gjykatës në Islamabad të martën ishte i paligjshëm, teksa menjëherë pasi iu vunë prangat ish-presidentit Khan, përshkallëzoi tensioni midis mbështetësve të tij dhe ushtrisë.