Top News – Lirimi i pengjeve brenda pak ditësh / Netanyahu: Hamasi çarmatoset, Gaza çmilitarizohet
05/10/2025 12:29

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shpreson të bëjë të ditur shpejt lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë. Përmes një deklarate në televizion, ai theksoi se “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet, qoftë përmes rrugës së lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet”. Këto komente erdhën pasi Hamasi e lëshoi një deklaratë të premten, ku tha se është pajtuar për t’ë liruar pengjet, sipas planit amerikan për paqe, por nuk e ka përmendur çarmatimin dhe ka kërkuar të negociojë disa pika. Hamasi tha të shtunën se Izraeli po vazhdon të kryejë “masakra” pasi ka goditur Gazën që herët në mëngjes, dhe bëri thirrje për presion global ndaj Izraelit. Bisedimet indirekte për armëpushim pritet të nisin të hënën në Egjipt. Presidenti amerikan, Donald Trump tha se “nuk do të tolerojë vonesa” nga Hamasi për respektimin e marrëveshjes. Ai tha më vonë se Izraeli “është pajtuar për fazën fillestare të tërheqjes”, që duket se është referencë për largimin e trupave ushtarake, sipas planit amerikan. Plani prej 20 pikash propozon përfundimin e luftimeve dhe lirimin e 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi, si dhe trupat e pengjeve tjera që kanë vdekur, në këmbim të qindra palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite. Autoritetet palestineze kanë raportuar për sulme izraelite në Gaza të shtunën, pavarësisht se Trumpi i tha Izraelit që t’i ndalë menjëherë bombardimet. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 66 persona u vranë nga operacionet ushtarake izraelite në 24 orët e fundit.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05