Top News – Liqeni i Comos po ‘shpërthen’ / Çmendet moti në Itali, rrugët nën ujë dhe erë e fortë
31/10/2023 13:33

Moti i keq ka përfshirë veriun e italisë me një stuhi të dhunshme që është përplasur gjatë natës mbi Milano. Shiu i dendur nisi pak pas orës 4 të mëngjesit. Lumi Seveso ka dalëq nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe duke krijuar probleme të mëdha. Uji ka pushtuar rrugët në disa zona ndërkohë që janë regjistruar edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Një numër banorësh janë evakuuar ndërkohë që tani po shqetëson edhe liqeni i Komos, ku niveli i ujit është rritur frikshëm. Një numër rrugësh janë bllokuar nga përmbytjet, përfshirë superstradën Milano-Meda dhe autokolona të gjata makinash u krijuan në disa pika. Edhe provinca e Monzës, nuk ëhstë kursyer nga moti i keq, që vec problemeve të tjera është bërë edhe shkak për aksidente automobilistike. Skudarat e zjarrfikësve ndërkohë kanë shpëtuar një grua që kishte mbetur e bllokuar në makinën e saj, me dy fëmijët e mitur, pasi një pemë kishte rënë mbi të. Shirat e forta në Milano, gjatë natës, me shumë rrufe, janë shoqëruar edhe snga era e fortë që ka bërë që pemët të thyhen apo edhe të shkulen me rrënjë. Skuadrat e emergjencave e kanë gjetur veten nën një breshëri telefonatash për ndihmë pas problemeve që varionin nga cati të dëmtuara e deri tek bodrume të përmbytura. Për momentin sidoqoftë nuk është raportuar për persona të lënduar. Lumi Seveso në Milano, nuk kishte dalë nga shtrati në këto përmasa që nga viti 2014. Erë e fortë dhe shira të rrëmbyeshëm ka patur ndërkohë edhe në veri lindje të vendit dhe në rajonin e Emilia Romanias.

Top News – Murat Jashari, presidenti ideal / Albin Kurti: Është figura më unifikuese për postin
01/03 18:53
Top News – ‘U rrezikuan jetë njerëzish’. BE: E drejta për protestë të ushtrohet me përgjegjësi
01/03 18:50
Top News-Ish vila e Enverit ‘i ha kokën’ Prodës.Molotovët e opozitës, shkarkohet drejtori i policisë
01/03 18:14
Top Channel/ Situata në Lindjen e Mesme, gazetari Bibe nga Tel Aviv-i: Një raketë goditi…
01/03 18:01
Top News – ‘Fshehu kritikat e Brukselit’. Berisha u përgjigjet ‘Shënimeve të Javës’ të Edi Ramës
01/03 17:55
Top Channel në frontin e luftës, pamje ekskluzive nga Tel Aviv-i
01/03 17:15
Top Channel/ 1500 shqiptarë në Dubai, reagon ambasadori i Shqipërisë: Nuk ka vend për panik
01/03 15:10
Top Channel/ Ambasada franceze dënon sulmin, reagon edhe Rama: Sulm i verbër i disa të paguarve
01/03 15:09
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit
01/03 15:07
Top Channel/ Shkarkohet Ilir Proda, vendimi pasi nuk u garantua siguria në protestën e opozitës
01/03 15:01
Top Channel/ Rama nxjerr videon si është djegur ish-vila e Enverit: Ndjesë artistëve
01/03 14:35
Top Channel/TCH në frontin e luftës, një raketë balistike goditi një banesë në afërsi të Jerusalemit
01/03 14:29
Top News – Rama në vilën e Enverit: Artistë të traumatizuar. Gjyqtarët fajtorë, liruan zjarrvënësit
01/03 13:52
Top News – Protesta kundër resortit të Ulajt. Policia arreston banorët se përzunë policinë private
01/03 13:39
Top News – Raketat iraniane mbi Dubai. Rama dënon sulmin : Urrejtje ndaj oazit të paqes
01/03 12:41
Top Channel/ Rikthehet “Portokalli”/ Nis sonte sezoni i 45-të i spektaklit më të dashur të humorit
01/03 12:35
Top Channel/ Gjirokastër, rriten rastet e dhunës! Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 58 urdhër mbrojtjeje
01/03 12:30
Top Channel/ 1500 shqiptarë në Dubai, reagon për TCH ambasadori Kurtezi: S’ka vend për panik
01/03 12:23
Top Channel/ Zjarri në vilën e Enver Hoxhës/ Protestuesit e opozitës hodhën molotovë
01/03 12:18
Top Channel/ Rama dënon sulmet në Dubai: Sulm ndaj një kombi sovran!
01/03 12:09
DIGITALB DIGITALB