Një muaj paraburgim është masa e sigurisë dhënë nga Gjykata e Serbisë për 13 të dyshuarit për korrupsion në rastin e rindëritmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe modernizimin e hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufi me Hungarinë. Mes personave të lënë në paraburgim për 1 muaj janë ish-ministrat: Tomisllav Momiroviq dhe Goran Vesiq.