Top News – Ligji i ri për armët/ Ja kriteret, kush ka të drejtë
15/11/2020 10:53

Të gjithë ata persona mbi 70 vjec dhe nën 25 vjec do të ndalohen me ligj të përdorin armët e zjarrit. Kështu parashikon projektligji i ri që ka nisur të shqyrtohet nga komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të ndryshimit të ligjit për armët, ndryshimet e fundit të të cilit janë kryer në vitin 2014. Përvec kësaj, ndryshimet parashikojnë forcimin e kontrollit mbi armët, kritere më të forta për t’u pajisur me armë me leje, gjurmimin dhe regjistrimin e armëve, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare. Gjithashtu nuk mund të aplikojnë për t’u pajisur me armë për çfarëdolloj arsye personat për të cilët gjykata ka caktuar një masë sigurie si dhe ata që janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve të ndryshme. Në ligjin në fuqi ishte kriter ndalues vetëm dënimi i formës së prerë. Tashmë përfshihet në kriteret ndaluese edhe dënimi nga shkalla e parë dhe kur Apeli nuk është shprehur ende. Nuk mund të pajisen me asnjë nga autorizimet për të mbajtur armë personat e evidentuar nga policia për ushtrim dhune në familje, për kundërshtim me ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit apo nëpunësve publik, për çështje të hakmarrjes si dhe për sjellje që cenojnë rendin dhe sigurinë në komunitet. Gjithashtu, nuk mund të pajisen me autorizim për të mbajtur armë personat me me aftësi të kufizuara dhe ata që janë evidentuar si përdorues droge.

Top Channel/ Tronditet sërish Korça, dy të plagosur pas sherrit në lokal
15/08 22:46
Top Channel/ Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Traumës i riu i plagosur në Korçë
15/08 21:40
Top Channel/ “Familje e shkëlqyer”, flet fqinja e 27-vjeçarit të plagosur në Korçë: Ikën…
15/08 21:39
Top News- Plagoset me thikë 27-vjeçari/ Ngjarja në Korçë, arrestohet autori i dyshuar
15/08 21:35
Top Channel/ Ngjarja në Korçë, fqinji: I plagosuri jetonte në Greqi, kishte ardhur për një fatkeqësi
15/08 21:31
Top Channel/ Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu
15/08 21:30
Top News- Plagosja në Korçë, flasin banorët e zonës- Janë familje e shkëlqyer!
15/08 20:59
Top News- Pasojat nga zjarret në vend/ Mbrojtja-Kompensimi i dëmeve do realizohet në çdo bashki
15/08 20:58
Top News- Pamje të rënda! Momenti kur autori mbërrin në spital i plagosur, policia gjen thikën
15/08 20:57
Top News- Tronditet sërish Korça! Plagoset me thikë një 27-vjeçar
15/08 20:54
Top Channel/ Sërish plagosje me thikë në Korçë, i riu në gjendje kritike për jetën
15/08 19:49
Top Channel/ Zjarret, 1 mln euro dëm në blegtori! Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë
15/08 19:44
Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34