Jo pak por 292 faqe janë dashur për të përmbledhur kriminalitetin në Shqipëri përgjatë vitit 2020. Në përballjen e kësaj të martë me deputetët, anëtarë të komisionit të Ligjeve, kryeprokurori Olsjan Çela, ka prezantuar punën e kryer nga institucioni që ai drejton. Shifrat e prezantuara nga vetë Çela flasin për një ulje të shifrave të dosjeve të dërguara në Gjykatë, të cilat lidhen me faktin e pushimit të çështjeve nga ana e organit të Akuzës.