Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin se po shkelen standardet europiane dhe po cënohet procesi i integrimit me nismën ligjore për portet turistike, propozuar nga socialistja Zamira Sinaj, e që parashikon që kompanitë që kanë fituar statusin e investitorit strategjik e që kanë pjesë të projektit ndërtimin e një porti, të përjashtohen nga procedurat koncensionare. Tabaku i dërgoi një letër zyrtarëve ambasadorëve të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Holandës, si dhe Komisionit Europian lidhur me këtë çështje.