Parlamenti miratoi me 91 vota pro ligjin për karrierën e ushtarakut shqiptar. Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e ligjit me numër 59 të vitit 2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke plotësuar disa mangësi që janë evidentuar ndër vite gjatë zbatimit të tij.