Ramazan Kadirov, lideri i fortë i Çeçenisë, është në një spital në Moskë me simptoma të koronavirusit. Sipas mediave ruse, lajmi është konfirmuar nga burime mjeksore. Nëse është e vërtetë, kjo do të shënonte sëmundjen më domethënëse të një zyrtari rus deri më tani, në kuadër të pandemisë së koronavirusit. Kadirov është bërë një figurë e spikatur në Çeçeni ku ai u vendos si lider nga vladimir putin në 2007, me qëllim që të thyente rebelimin.