Pasi e prezantoi si drejtor të ri të Portit të Durrësit, zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau për ndjekësit një video të shkurtër me Liburn Aliun. “Jam i nderuar që do të kem këtë përgjegjësi të madhe, që të zhvillojmë portin e Durrësit për të zhvilluar Shqipërinë dhe Kosovën”, deklaroi në mesazhin e shkurtër kreu i ri i Portit të Durrësit, Liburn Aliu.