Qarku i Lezhës ka kaluar sërish një natë të vështirë si pasoje e motit te keq me reshje te dendura shiu. Në zonën e Tales, rritja e nivelit të ujit të lagunës shkaktoi demtim të argjinaturës, duke bërë që uji të deportoje drejt zonave të banuara. Gjatë gjithë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme.