Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama për episodin e tetë të podcast-it “Flasim”. Ky episod iu dedikua besimit, teksa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Aty ku u rrëfye se si ai iu përkushtua besimit islam, që nga hera e parë kur hyri në xhami në moshën 12-vjeçare dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në shkollat fetare.