Efektivët e Komisariatit numër 2 në Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar që lëvizte me armë zjarri. I arrestuari me inicialet M.H., banues në Tiranë, u kap në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”. Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.