Një sëri pakosh misterioze kanë mbërritur në ambasadat ukrainase në të gjitha vendet europiane. Ditën e sotme, disa pako të përgjakura që përmbanin sy kafshësh, janë dërguar në ambasadat ukrainase në disa vende të BE-së pas “letrave-bombë”, në ambasadën ukrainase në Madrid. Pakot u dërguan në ambasadat e Kievit në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Ata u dërguan gjithashtu edhe në konsullatat e përgjithshme në Napoli dhe Krakov.