Top News – Lehtësohen udhëtimet/ Pas Gjermanisë, edhe SHBA
03/06/2020 19:29

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas njoftoi se Gjermania ka vendosur që prej datës 15 qershor ta heqë paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtime në vendet e BE-së, ato të hapësirës Shengen dhe në Britaninë e Madhe. Paralajmërimi që ishte vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit do të zëvendësohet me udhëzime për secilin vend. Shumica e vendeve të BE-së ndërkohë kanë vendosur që prej datës 15 qershor t’i lejojnë turistët nga vendet në fjalë që të vizitojnë vendin e tyre. Përjashtim këtu bëjnë Spanja dhe Norvegjia, të cilat do t’i lejojnë pak më vonë udhëtimet turistike në to. Maas nuk foli enkas për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për ato të treta, ku hyjnë edhe shtetet e rajonit. Për këto vende ai tha se do të pritet vendimi që do të merret këtë javë nga Komisioni i BE-së, I cili do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar në Gjermani. Për zona të veçanta, do të mbeten në fuqi paralajmërimet e udhëtimit, për shembull, për ato rajone, në të cilat numri i infektimeve të reja në shtatë ditët e fundit ka qenë më i lartë se 50 për 100 000 banorë. Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet në një konferencë për shtyp se europianëve nga vende me nivele të ulëta koronavirusi mund t`iu lejohet sërish udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump i tha gazetarëve se hyrja në vend së shpejti do të jetë e mundur për disa udhëtarë nga Europa . “ Do të bëjmë njoftime të caktuara për vendet e tjera, përfshirë ato europiane, por mund të them se në këtë drejtim, kemi bërë mjaft përparime”, u shpreh shefi I Shtëpisë së Bardhë.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19