Top News – ‘Le të shpërthejë ferri!’ Armëpushimi po bie / Izraeli thërret nën armë rezervistët
13/02/2025 13:29

Izraeli i ka kërkuar rezervistëve të ushtrisë që të përgatiten për një rishpërthim të mundshëm të luftës në Gaza nëse Hamasi nuk arrin të përmbushë afatin e së shtunës për të liruar pengje të tjerë izraelitë. Shqetësimi se armëpushimi afro një mujor do të shembet, po rritet, ndërsa zemërimi rritet po ashtu në botën arabe për planin e Presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës, të zhvendosin banorët e saj palestinezë dhe të ndërtojnë një resort bregdetar ndërkombëtar. Hamasi tha se Egjipti dhe Katari, të cilët me mbështetjen e SHBA-së ndërmjetësuan marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar, kishin shtuar përpjekjet për të thyer ngërçin dhe shefi i grupit militant palestinez të Gazës, Khalil Al-Hayya, mbërriti në Kajro për bisedime. Hamasi ra dakord në bazë të marrëveshjes për të liruar tre pengje të tjerë të shtunën, por tha këtë javë se po pezullonte dorëzimin për shkak të shkeljeve të kushteve nga Izraeli. Trump u përgjigj duke thënë se të gjithë pengjet duhet të lirohen deri në mesditën e të shtunës, përndryshe ai "do të linte të shpërthejë ferri". Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se armëpushimi kishte për qëllim të sillte një lirim të shpejtë të pengjeve të mbajtur në kushte të vështira në Gaza. "Nëse Hamasi ndal lirimin e pengjeve, atëherë nuk ka armëpushim dhe ka luftë," tha ai. Katz shtoi se "lufta e re e Gazës" do të ishte krejtësisht e një intensiteti tjetër dhe "do të lejojë realizimin e vizionit të Trumpit për Gazën". Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli do të rifillonte "luftimet intensive" nëse Hamasi nuk përmbush afatin, por nuk tha se sa pengje duhet të lirohen. Netanyahu tha se kishte urdhëruar ushtrinë të mblidhte forcat në dhe rreth Gazës dhe ushtria njoftoi se po dislokonte forca shtesë në jug të Izraelit, afër Gazës, duke përfshirë mobilizimin e rezervistëve.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46