Pas refuzimit të komuniteteve joserbe, një tjetër derë mbyllet për Albin Kurtin. Retorika e ashpër gjatë fushatës zgjedhore nuk është fshirë nga kujtesa e Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili duke kujtuar disa nga epitetet e artikuluara nga Albin Kurti, justifikon arsyen e refuzimit të ftesës së lëvizjes vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja.