Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë janë larguar ditën e sotme gjatë një fjalimi të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, nëpërmjet një video konference. Incidenti ka ndodhur në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë, pasi Lavrov ka thënë se është koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në shtëpi. Lavrov pritej të shfaqej personalisht në Gjenevë, por ndalimet e udhëtimit e penguan këtë - kështu që në një mesazh të regjistruar paraprakisht ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por ai paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.