Një aksion i përbashkët mes autoriteteve spanjolle dhe atyre holandeze çoi në sekuestrimin e 16 milionë euro në kriptovaluta, që dyshohet se janë para të organizatave kriminale të trafikut të kokainës. Autoritetet thonë se kanë arrestuar tre shtetas holandezë, mes tyre edhe kreun e grupit kriminal. Ky i fundit jetonte në Marbella të Spanjës dhe deri para arrestimit ishte treguar mjaft i kujdesshëm për të zhdukur çdo gjurmë të aktivitetit kriminal.