Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp ku iu përgjigj pyetjeve mbi të ardhmen e formacionit të tij politik, nëse do të qëndrojë si fraksion brenda PD-së së Sali Berishës, apo do të dalë me parti të re për zgjedhjet e 2025. Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit të aktualitetit politik, teksa përsëriti akuzat se politika e vjetër po mban vendin jashtë Bashkimit Europian.