Tre adoleshentë nga Anglia i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të punuar në sektorin e hoteleri turizmit gjatë sezonit veror. Teksa në vitet e fundit, mjaft shqiptarë i janë drejtuar Britanisë për të punuar, në disa raste po ndodh e kundërta. Eksperiencën e tre 16 vjeçarëve në Himarë, e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. Punonjësit më të rinj në moshë të hoteleve në Himarë shfaqen të kënaqur me kushte e punës, pagat por edhe mundësinë që i jep kjo eksperiencë që të shijojnë bregdetin shqiptar dhe të njihen me kulturën e vendit.