Top News – Lajme të mira nga Navalny / I jep fund grevës së urisë në ditën e 24
23/04/2021 17:23

Aleksey Navalny i ka dhënë fund grevës së urisë në ditën e 24. Opozitari i burgosur rus ka njoftuar përmes një postimi në instagram se do ti jepte fund qëndrimit pa ngrënë, pas paralajmërimit nga mjekët e tij se, vazhdimi i saj i kërcëntonte seriozisht jetën. Navalni shkruante se ai do të vazhdojë të kërkojë të vizitohet nga mjeku i tij, për trajtimin e një humbjeje të ndjeshmërisë tek këmbët dhe krahët.. "Falë mbështetjes së madhe të njerëzve të mirë në të gjithë vendin dhe në të gjithë botën, ne kemi bërë përparim të madh", tha ai në mesazhin e tij. Politikani 44-vjeçar, i cili u arrestua në fillim të këtij viti dhe po vuan një dënim prej 2 vitesh e gjysmë, e filloi grevën e urisë më 31 mars si protestë ndaj refuzimit të autoriteteve të burgut që ai të vizitohej nga mjekët e tij, pasi ndjente dhimbje të forta në shpinë e mpirje të këmbëve. Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur që zoti Navalni ka marrë të gjithë ndihmën e duhur mjekësore, por udhëheqësi i opozitës ka thënë se efektivisht, ai nuk kishte marrë asnjë trajtim. Të mërkurën në mbrëmje në të gjithë Rusinë u zhvilluan protesta të reja masive ku kërkohej lirimi i zotit Navalni. Një ndihmës kryesor i tij, tha se protestat e së mërkurës në mbrëmje duket se kishin nxitur autoritetet ruse që t’i siguronin zotit Navalni ndihmën mjekësore që ai kishte kërkuar që në fillim të grevës së urisë. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Moskën se do të përballeshin me pasoja të rënda nëse ai vdiste në burg.

Top News- Përmbytje e rrebeshe nga shirat, lumi merr para të gjithë luginën
08/07 23:00
Top News- “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, zjarri i madh tmerron francezët
08/07 22:45
Top Channel/ Trump trondit Putin: flet budallallëqe! Gati armët për Ukrainën
08/07 22:37
Top News- Me kova me ujë për të fikur zjarrin…flakët përpijnë Marsejën! Franca në alarm
08/07 22:28
Top Channel/ Brigitte Macron injoron presidentin francez, çfarë fshihet pas ftohtësisë së çiftit?
08/07 22:20
Top News – Qindra bletë në sulm, 24 të plagosur / Francë, 3 në gjendje kritike, rast i pazakontë
08/07 15:24
Top Channel/ “Më i miri”: Netanyahu propozon Trump për Nobelin e Paqes!
08/07 15:13
Top News – Izraeli, kampe internimi për palestinezët / Do dëbojë popullatën, krim ndaj njerëzimit
08/07 15:12
Top News – Macron injorohet nga bashkëshortja ndërsa zbret nga avioni, Brigitte ‘godet’ sërish
08/07 15:12
Top News – 18 mijë njerëz të bllokuar mes flakëve / Zjarret shpërthejnë në Spanjë, shumë të evakuuar
08/07 15:05
Top News – Kina sulmon avionët gjermanë / ‘I shënjestroi me lazer’, Berlini thërret ambasadorin
08/07 15:02
Top News -‘Gëlltitet’ nga motori i avionit / Tmerr në pistë në Itali, pasagjeri po vraponte në pistë
08/07 14:51
Top News – Trump alarmon Kremlinin / Më shumë armë Ukrainës, ‘deklarata kontradiktore’
08/07 14:49
Top News – Gjendet i pajetë ministri i Putinit / U shkarkua një ditë më parë, plagë me armë zjarri
08/07 12:36
Top News – Mijëra njerëz në arrati, vullkani shpërthen sërish / Re masive hiri ngrihen në qiell
08/07 12:18
Top News – Më shumë armë në Ukrainë…Trump ndryshon mendje, ‘kundërshton’ Pentagonin
08/07 12:16
Top News – Mbreti Charles pret Macronin / Vizita e parë shtetërore që nga BREXIT-i
08/07 12:15
Top News – Propozon Trumpin për Nobelin e Paqes / Netanyahu: Po ndal luftën në botë, e meriton!
08/07 12:12
Top News – Rusia dërgon trupa në Armeni / Inteligjenca ukrainase: Ka rritur praninë ushtarake
08/07 12:11
Top News – Shuhen shpresat për të zhdukurit / Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas, mbi 100
08/07 12:05