I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ishte mëngjesin e të hënës në Beograd, ku u takua me presidentin Aleksander Vucic. Ky i fundit, tha më pas në rrjetet sociale se kishte diskutuar me të për dialogun dhe problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.