Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi. I akuzuari pasi iu refuzua kërkesa për azil, është dërgur nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke. Ky vendim pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.