Pas dëshmisë së Artan Tafanit, ku zbulohet se Laert Haxhiu donte të eleminonte dy prokuroret, Doloreza Musabelliun e SPAK dhe Merita Selimin e Lushnjës; ministri i brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me kreun e KLP-së, Alfred Balla, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit dhe kreun e gardës së republikës ku u dakordësua forcimi i masava mbrojtëse ndaj magjistratëve.