Për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit mesa duket nuk kishte dijeni vetëm policia shqiptare që e mbante nën vëzhgim, por dhe kriminelët e zonës. Nga përgjimet e SPAK, rezulton se në fakt kriminelët jo vetëm e kanë ditur për sasinë e kokainës në shtëpinë e ish-kreut të komunës, por madje kanë tentuar që ta vjedhin por janë përballur me personat e armatosur që e mbronin. Në përgjimet e SPAK është përmendur një bravë e dëmtuar, por nga brenda "kullës" nuk ka munguar edhe kundërpërgjigjia.