Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion në Prizren, ku kanë zbuluar një laborator droge për kultivimin e bimës narkotike kanabis sativa. Policia ka arrestuar dy persona, si dhe ka asgjësuar rreth 300 bimë kanabis sativa të kultivuara në laborator. sipas Prokurorisë, dy shtetasitm, përkatësisht me iniciale M.M. dhe I.M. pa autorizim, kanë kultivuar bimët narkotike me qëllim prodhimin dhe përgatitjen e tyre për shitje. Gjatë kontrollit në laborator, janë sekuestruar: mbi 700 vazo për kultivimin e bimëve narkotike, pajisje për ndriçim, ngrohje dhe ventilim të bimëve, preparate për rritjen e bimëve, pajisje shtesë laboratorike, një pistoletë, 29 fishekë, një automjet “Hundai” pa targa, dhe një furgon që kanë shërbyer për transportin e narkotikëve dhe të pajisjeve për kultivimin e tyre, si dhe prova të tjera materiale. Dy të arrestuarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Kultivimi narkotijësh”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, dhe armëmbajtje pa leje .