Antimafia italiane njoftoi arrestimin e Fisnik Smajlit në kuadër të një operacioni gjigant kundër trafikut të drogërave të forta në vendin matanë Adriatikut. Por, kjo nuk është hera e parë që emri i Fisnik Smajlit përfundon në njoftimet e autoriteteve italiane. Gati 20 vite më parë, emri i tij doli si pjesë e një bande të shpërndarjes së heroinës në Itali, që kishte arritur të rekrutonte edhe këngëtaren Liljana Kondakçi, në atë kohë 56 vjeç.