Dëmet materiale të shkaktuara në Kuvendin e Shqipërisë pas djegies së karrigeve dhe thyerjes së foltores, do të mbahen nga paga mujore e deputetëve të Partisë Demokratike, të përfshirë në aksionin opozitar në seancën plenare të së hënës. Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.