Një grup hetimor i Policisë së Shtetit mblodhi provat e lëna pas nga përplasja mes deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës dhe me kolegët e tyre socialistë. Zyrtarisht nuk ka një njoftim për nisjen e hetimeve, por grupi hetimor mblodhi provat fizike në terren, përfshirë këtu edhe katër manekinët e djegur dhe pamjet filmike për të këqyrur mundësinë e ngritjes së ndonjë akuze. Në lidhje me incidentin e së hënës, ku opozita dogji karriget e Kuvendit në oborr, policia referoi në SPAK dosjen me akuzat e shkatërrimit të pronës publike dhe goditjeve për shkak të detyrës për 24 deputetë të opozitës.