Kuvendi ka njoftuar me shkresë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhej me përfundimin para kohe të mandatit të deputetit, Ervin Salianji. Shkresa citon se në seancën e fundit parlamentare, të mbajtur ditën e hënë, u komunikua vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit, që e dënoi Salianjin me një vit burg pasi e gjeti fajtor për akuzën e krijimit të rrethanave për kallëzim të rremë.