Pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska, Kuvendi hapi procedurat për plotësimin e vakancës në gjykatën kushtetuese. Mandati i gjyqtares Toska përfundonte më 14 nëntor të vitit 2028. Dorëheqja e parakohshme e saj për çështje personale bëri që trupa gjykuese të ngelet me vetëm tetë anëtarë, gjë që vështirëson vendimmarrjen në rast të një barazimi votash katër me katër.