Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes socialsite Belinda Balluku. Në votim morën pjesë 128 deputetë, nga të cilët votuan 82 kundër dhe 47 pro. Deputetët e mazhorancës vendosën që të mos pranonin kërkesën e prokurorisë së posaçme antikorrupsion me argumentmin se hetimi nuk e pengon drejtëisnë. Në këto kushte deputetët opozitar uzurpuan foltoren duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Gjatë prezantimit të raportit, Ulsi Manja tha se provat ndaj Belinda Ballukut nuk kanë ndryshuar, dhe se ajo nuk mund të arratiset apo të prish provat.