Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan nga “Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”. Demokratët pretendojnë se përmes bizneseve të tij, deputeti ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Këtë pretendim deputetët e dërguan në Kuvend ku kërkoi dërgimin për interpretim në Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist.